Cana: Po bëhem babë, shpresoj të mos lindë ditën e ndeshjes me Serbinë

E publikuar: 23/04/2015 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lorik Cana do të bëhet baba. Futbollisti shqiptar Lorik Cana e ka rrëfyer vetë lajmin e bukur se shumë shpejt bashkëshortja e tij italiane do të sjellë në jetë fëmijën e tyre.

“Fëmija është rrugës, shpresoj të mos lindë ditën e ndeshjes me Serbinë”, ka thënë Cana në emisionin ‘’Kontrata’’ të Sonila Meços.

Bashkëshortja e Canës duket se është në muajin e katërt të shtatzanisë dhe ende nuk dihet gjinia e fëmijës.
Loriku u martua me Monikën vitin e kaluar, duke kaluar edhe një pjesë të pushimeve të tyre në brigjet shqiptare.
Në shtator është planifikuar edhe ndeshja Shqipëri- Serbi. Kohët e fundit Cana ka qenë se bashku me trajnerin De Biassi në Loussane ku dëshmuan rreth dhunës që pësuan në stadiumin e Beogradit vitin që shkoi. Gjykata pritet të japë vendimin në 13 qershor.