Lorik Cana ka njoftuar se nuk do t’i thotë lamtumirë Kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Spanjës, e cila luhet me 9 tetor në Shkodër.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se nuk është e vërtetë që para ndeshjes Shqipëri – Spanjë do t’i organizohet një ceremoni lamtumire nga ekipi kuqezi.
Cana, i cili më herët konfirmoi pensionimin nga futbollit ndërkombëtar, shkruan se ceremonia e lamtumirës nga Kombëtarja me shumë mundësi do të mbahet në 6 mujorin e parë të vitit tjetër, shkruan Express.
“Përshëndetje te gjithë miq, më kanë pyetur rreth ceremonisë e lamtumirës me kombëtaren dhe zërat qe po qarkullojnë për mbajtjen e saj me 9.10 në Shkodër!!! Doja të ju informoj që nuk është e vërtet, dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahet në 6 mujorin e parë të 2017-së”, ka shkruar Cana. /Express/