Cana flet për zgjedhjen e Behramit, Shaqirit e Xhakës që të luajnë me Zvicrën

E publikuar: 23/04/2015 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lorik Cana ndihet krenar dhe nuk është aspak pishman që e ka zgjedhur Kombëtaren shqiptare.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ndjehet krenar që luan për Shqipërinë, mirëpo ka thënë se Shaqiri, Behrami,, Xhaka e të tjerë që zgjedhën të luajnë për kombëtare të tjera kanë gabuar.

“Behrami është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe na është dashur shumë. Më ka ardhur keq që ka zgjedhur Zvicrën. Nuk më shkon mendja të flas keq për të dhe ta ofendoj. Më duket se kanë bërë zgjedhjen e gabuar dhe këtë dua ta them. Sigurisht që më mirë do ishte të luanin për Kombëtaren shqiptare”, ka thënë Cana gjatë emisionit Kontrata në Agon Channel.

Cana po ashtu është pyetur se cilin nga lojtarët që nuk kanë zgjedhur Shqipërinë nuk do ta donte në formacion, por ai nuk ka përmendur asnjë emër, pasi mendon se të gjithë do t’i kishin ndihmuar Shqipërisë që të kualifikohet në Evropiane ose Botëror.