Camp Nou, pritet dënimi i gjyqtarit të ndeshjes Barcelona – Paris Saint Germain

E publikuar: 10/03/2017 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjyqtari gjerman mund të mbetet jashtë listës së ndarjes së drejtësisë për një kohë të gjatë, pas vendimeve kontraverse në përballjen Barcelona – Paris Saint Germain.

Deniz Aytekin pritet të dënohet nga UEFA pas paraqitjes mjaft zhgënjyese në përmbysjen e Barcelonë, ku influencoi jo pak në rezultat me gabimet e tij.

Gafat e tij në eliminatoret e Botërorit 2018 gjatë sfidës Shqipëri-Izrael, nuk u morën parasysh nga komiteti i arbitrave që nuk mori asnjë mas ndaj tij.

Por vendimet gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe PSG-së, ku nuk u dha dy penallti të pastra francezëve, UEFA mund të jap një dënim të rëndë për 38-vjeçarin me origjinë turke.

Marca shkruan se Pier Luigi Collina, kreu i Arbitrazhit në UEFA është shumë i pakënaqur me atë që ka parë në Camp Nou.

Ky institucion mund ta lërë jashtë listave të saj për një periudhë të gjatë, ndërkohë që raporti i ndeshjes ka mbërritur dje