Call of Duty shpall kampionët

E publikuar: 05/09/2016 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për katër ditë me radhë, në Inglewood të Kalifornisë u zhvillua kampionati botëror i Call of Duty Black Ops 3.

Në finalen e madhe doli skuadra amerikane EnvyUS përballë asaj britanike Splyce dhe në lojë ishte shuma prej 800 mijë dollarësh.

Në fund, ishin amerikanët ata që triumfuan.

Kampionati i zhvillua nën vëzhgimin e qindra të apasionuarve pas lojërave kompjuterike nga salla dhe mijëra të tjerëve që e ndiqnin online.

Ky ishte viti i pestë i organizimit të një kampionati të tillë, që zakonisht dominohet nga skuadrat amerikane. Ky ishte edhe viti më i mirë për europianët, që nxorrën në fazën finale dy skuadra.

/ Tch/