Calderon: Mourinho është një problem, por mund të kthehet nga Perezi në Real Madridi

E publikuar: 20/12/2018 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho “është një problem”, por ish-menaxheri i Manchester Unitedit mund të rikthehet përsëri te Real Madridi nga Florentino Perez, ka thënë Ramon Calderon.

Trajneri portugez, i cili dikur ishte i famshëm për krijimin e një mentaliteti brenda lojtarëve të tij, e gjen veten të larguar nga puna pasi iu tregua dera në Old Trafford.

Një paaftësi për të dhënë rezultate pozitive dhe raporte të rregullta të përçarjeve brenda skuadrës së tij te Djajtë e Kuq, i kontribuuan atij që të shkarkohet.

Ish-presidenti i Real Madridit, Calderon nuk është i befasuar që e ka parë atë vendim, pasi sipas tij Mourinho është shumë problematik, por sipas tij portugezi mund të kthehet te Mbretërit nga presidenti Perez.

“Mendoj se [Mourinho] ka qenë problemi kryesor kur ai ka qenë në klubet e tjera”, ka thënë fillimisht Calderon për Love Sport Radio.

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon (Getty Images)

“Kur ai ishte këtu [Real Madrid], ai po fajësonte të gjithë për humbjet. Mendoj se është një gabim i rëndë. Është gjithmonë një problem”.

Mourinho dhe Perez kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete

“Gjithashtu ai bën një konfrontim me lojtarët dhe ndodhi edhe te Man Unitedi me [Paul] Pogba dhe [Eric] Baillyn”.

“Ishte e njëjta edhe këtu, me Cristiano [Ronaldo], me Iker Casillas, me Sergio Ramos dhe mendoj se ky është një problem, ai gjithmonë i fryn borisë dhe kjo për një trajner, është një gabim i madh”.

“Kur [Julen] Lopetegui u largua, thashë se jam i sigurt se Mourinho do të jetë këtu dhe unë nuk e përjashtoj që ai të jetë me Realin në të ardhmen e afërt”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/