Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Në këtë takim është vendosur që të enjten, më 27 qershor të mbahet seanca e radhës, njofton Klan Kosova.
Nënkryetari i Kuvendit, Bedri Hamza, ka konfirmuar se një nga pikat e rendit të ditës është debati parlamentar për arsim, pikë që është propozuar nga PDK.


















