Caktohet masa e paraburgimit për personin që shpërndau produkte të dëmshme mjekësore

E publikuar: 09/10/2017 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.G, për veprën penale Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore, nga neni 266 par.6 lidhur me par. 5.1 dhe 2 të KPK- së, transmeton Indeksonline.

Të pandehurit N. G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 ( një ) muaji, duke filluar nga data 05.10.2017 deri me datë 05.11.2017.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, thuhet në komuniatën për media