Cakolli: Ndërkohë që Kuvendi s’po konstituohet, bordet po mbushen – kundërligjshëm dhe “normalisht”

E publikuar: 16/05/2025 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, e ka kritikuar vendimin e Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, për emërimin e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Cakolli thekson se edhe pse Kuvendi nuk po konstituohet bordet po mbushen kundërligjshëm.

Ai thotë se ky vendim është vazhdim i planifikuar i kontrollit politik mbi institucionet, përmes nënshkrimeve të momentit të fundit.

Postimi i plotë:

Ish-ministrat që janë betuar si deputetë, jo vetëm që s’janë larguar fizikisht nga objektet qeveritare, por as nga vendimmarrja ekzekutive.

Ndërkohë që Kuvendi nuk po konstituohet, bordet po mbushen – kundërligjshëm dhe “normalisht” – nga anëtarë të përzgjedhur nga radhët e afërta të Vetëvendosjes.