Lajmet

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e Presidentit

31.07.2026 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e Presidentit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me çështjen e ushtrimit të detyrës së Presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të mbetet pa kreun e shtetit, por as të vazhdojë pa afat me ushtrues detyre.

Përmes një postimi publik, Cakolli ka vlerësuar se zgjidhja e vetme është zgjedhja e Presidentit të ri brenda afatit kushtetues, më së voni deri më 4 tetor.

Sipas tij, një dështim eventual i partive politike për ta zgjedhur Presidentin nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si arsyetim për tejkalimin e kufirit kushtetues të ushtrimit të detyrës, e aq më pak për të krijuar një mandat të ri gjashtëmujor për secilin kryetar të ri të Kuvendit që do ta ushtronte këtë funksion.

Cakolli argumenton se, nëse moszgjedhja e Presidentit do të mjaftonte për vazhdimin e ushtrimit të detyrës përtej gjashtë muajve, atëherë vetë afati kushtetues do ta humbiste kuptimin.

Ai paralajmëron se një interpretim i tillë do t’u mundësonte partive politike ta bllokonin zgjedhjen e Presidentit, të ndërronin kryetarin e Kuvendit dhe, në këtë mënyrë, ta mbanin postin e Presidentit për një kohë të pacaktuar me ushtrues detyre.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, formohet komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së

Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete

Peci i kundërpërgjigjet Mustafës: Në vitin 2021, fermerëve u ke mbetur borxh mbi 41 milionë euro

Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse kërkohet nga presidentja

Merz: Protestat në rajon na japin mesazhin e qartë se BE-ja duhet të zgjerohet

Rama: Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së, Abdixhiku do të bënte mirë të jepte dorëheqje

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë, deri në mesdite u vaksinuan rreth 100 persona

Kurti takohet me kancelarin federal të Austrisë, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Bajrami: Kosova nën sanksione humbi milionat e BE-së, Kurti t’u kërkojë falje qytetarëve

Presidentja nuk deklarohet për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

“Ka nis operacion më i madh i inspektimit të mishit në Kosovë” – thotë Muja pas ndalimit të mbi 100 tonëve mish me afat të skaduar

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama