Cakolli: Kandidatura e Gërvallës është e vetmja deri më tani që nuk ka pasur as më shumë vota për sesa ka pasur kundër

E publikuar: 20/08/2025 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 për marrjen e 57 votave të LVV-së nga Donika Gërvalla ka thënë se kandidatura e Gërvallës është e vetmja deri më tani e cila sipas tij nuk ka pasur as më shumë vota për sesa ka pasur kundër.

“Kjo ka qenë një huqje e Deharit mbase jo e tij personalisht por e atyre letrave që jepen nga administrata. Nuk besoj të ketë qenë e qëllimshme sepse ajo qfarë ngjan zakonisht në seanca e unë meqenë isha aty, zakonisht llogaritet numri i deputetëve të grupeve parlamentare që janë të pranishëm. Kandidatura e Gërvallës është e vetmja e cila jo që nuk ishte e sukseshme por ishte e para dhe e vetmja deri më tani që nuk ka pasur as më shumë vota për sesa ka pasur kundër”, tha ai.

Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me seancën e sotme, ka thënë se e vetmja shkelje në kuadër të përcaktimeve të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është mosvotimi i deputetës së LVV-së, Shqipe Selimit.

“Mbase e vetmja shkelje në kuadër të përcaktimeve të aktgjykimit ishte ironikisht mosvotimi i zonjës Shqipe Selimi, mos pjesëmarrja fare në votim në kuadër të votimit të zonjës Gërvalla”, deklaroi ai.

Teksa shtoi se në seancën e sotme në dallim prej seancave të kaluara, Selimi ishte e vetmja që nuk ka marrë pjesë në votim. /21Media