Një preparat i vjetër dhe i dëshmuar që është efikas kundër ftohjes dhe gripit, është edhe çaji i ngrohtë i përgatitur nga qepa, karafili dhe trumza, i ëmbëlsuar me sheqer të vrugtë.
Përbërësit:
1. 1 lugë qepë
2. ½ lugë trumzë
3. 2-3 karafila
4. 3 dl ujë
5. 1 lugë sheqer të vrugtë
Përgatitja:
Qepën dhe karafilat e imtësuar i mbuloni me ujë të ftohtë, i vloni dhe i zieni për një kohë të shkurtër. Shtojeni trumzën e imtësuar e të thatë dhe lëreni enën që të qëndrojë e mbuluar për 10 minuta. Më pas tretësirën e kulloni, i shtoni sheqer të vrugët dhe e konsumoni 2-4 herë në ditë.