Çaj nga 75 metra; Hidhet nga ura, thyen rekordin Guinness (Video)

E publikuar: 18/11/2016 02:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasioni për biskotat dhe hedhjet nga lartësia e regjistroi Simon Berrin në Guinness. Rekordin e ri botëror, i riu anglez e arriti në Brey duke u hedhur nga një lartësi prej 75 metrash dhe jo vetëm.

I lidhur me një litar elastik, ai kërceu nga një vinç dhe zhyti biskotën drejt e filxhanin e çajit, pa gabuar shënjestër.

Për të qenë i saktë në zhytjen e biskotës, Simon Berri përdori një teknikë, atë të hedhjes me duar të bashkuara, duke shtrënguar kyçin e njërës dorë me tjetrën.

Natyrisht që kjo biskotë për të do të mbetet gjatë më e shijshmja që ka provuar ndonjëherë.

Ky ishte një ndër rekordet e aventurierëve në të gjithë botën, që u regjistruan në Ditën Botërore të Guinness. Martin Riis realizoi 10 numra magjie në ajër, ndërsa në Londër, Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Lie Hoshino u kurorëzuan si çifti i martuar më i shkurtër në botë, duke shpresuar që të inkurajojmë njerëzit se pavarësisht dallimeve fizike, të gjithë duhen trajtuar njësoj.