Allister Collins është pronari i një lokali në Kent të Anglisë, ku kanë ndodhur shumë momente pa qenë askush brenda.
Lëvizja e llambës mendohet të jenë shkaktuar nga era, por lëvizja e derës dhe rënia e jastëkut në dysheme nuk ka mundësi të përshkruhen, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se është shpirti i pronarit të mëhershëm, që është ndarë nga jeta më 1978. Vetëm ai ka mundur të kthehet për të na shqetësuar”, ka thënë Collins lidhur me rastin.
Në fund të videos që shihet më poshtë, mund të shihni aktivitetet paranormale, përfshirë edhe hapjen e çadrës pa qenë njeri afër. /Telegrafi/