Bytyqi fton yjet e futbollit: Ejani ta bëjmë Kosovën superfuqi

E publikuar: 17/08/2016 01:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sinan Bytyqi, një prej futbollistëve të parë që vendosi të largohej nga përfaqësueset evropiane për t’iu bashkuar Kosovës, ka ftuar të gjithë yjet kosovarë që të bëjnë të njëjtin veprim.

Edhe pse thotë se një veprim i tillë është individual dhe duhet të respektohet, talenti i Manchester Cityt thotë se ardhja e të gjithë yjeve kosovarë që luajnë në përfaqësuese tjera do të bënte Kosovën një superfuqi në futboll.

“Të gjithë kanë dëshirën e vet. Mirë kish me qenë që të vijnë të gjithë, por të gjithë vendosin vet. Nëse do të vinin të gjithë, do të shihej fuqia e Kosovës. Mesazhi im do të ishte ‘hajdeni se na nevojiteni të gjithë. Na ndihmoni të gjithëve e bashkë me fansa do të bëhemi një ekip që do të merrej seriozisht në botë’”, ka thënë ai, në intervistën ekskluzive për KTV-në.