Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi , po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare për Shkence dhe Teknologji, e cila po mbahet në Gjenevë të Zvicrës me ç`rast nënshkroi Deklaratën e Qëllimit për themelimin e Institutit të Vendeve të Evropës Juglindore .
Në këtë konferencë u diskutua për trendët zhvillimore në fushën e Teknologjisë , sfidat e përbashkëta për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe kohezion social, forcimin e Inovacionit si dhe përfitimet reciproke në aspektin e shkëmbimit të informatave dhe përvojave.
bëhet e ditur se Instituti i përbashkët i vendeve të Evropës Juglindore do të themelohet sipas modelit të CERN-it, me iniciativën e prof Herëig Schopper, ish drejtor i CERN-it.

















