Lajmet

Bytyçi: Vuçiqi dhe Daçiqi e dinë kush i vrau vëllezërit e mi

02.06.2016 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bytyçi: Vuçiqi dhe Daçiqi e dinë kush i vrau vëllezërit e mi

Fatos Bytyqi është vëlla i tre vëllezërve Bytyçi, Agronit, Ilirit dhe Mehmetit, të cilët ishin vrarë më 1999. Ata jetonin në Nju Jork, ndërkaq në periudhën 1998-99 kishin vendosur t’u bashkohen njësiteve të shqiptarëve të Kosovës në luftë kundër forcave serbe. Trupat e tyre u gjetën në qershor të vitit 2001, së bashku me trupat e pajetë të më se 70 shqiptarëve të Kosovës, në varrezën masive në Petrovo Sello në Serbi.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Fatos Bytyçi thotë se nuk do të tërhiqet derisa të dalin para drejtësisë autorët që ekzekutuan vëllezërit e tij.

Ai beson se Qeveria e Serbisë e di se kush janë vrasësit e vëllezërve të tij dhe se ka argumente, por edhe dëshmitarë të mjaftueshëm të cilët duan të dëshmojnë për këtë rast. Edhe pse këta dëshmitarë nuk ndodhen në Serbi, ata, sipas Fatos Bytyçit, marrin kërcënime se nëse dëshmojnë, familjet e tyre në Serbi do të likuidohen.

“Unë jam takuar me kryeministrin Vuçiq më 2013, 2014 dhe 2015 në Uashington. Problemi është se të gjithë kriminelët e luftës, që janë përfshi në këtë apo edhe rastet tjera të krimeve, tani në Serbi janë biznismenët më të mëdhenj dhe njëherësh edhe kriminelët më të mëdhenj”, thotë Bytyçi.

Ky rast po zgjat qe 17 vjet.

“Ka dëshmitarë të këtij krimi të cilët e dinë se kush urdhëroi vrasjen e vëllezërve të mi. Të gjitha faktet i kanë, por nuk kanë dashur t’ia dorëzojnë drejtësisë”, ka thënë Bytyçi.

Ai thotë se u ka dorëzuar tashmë dokumentet dhe argumentet që posedon edhe zyrtarëve të lartë shtetëror të Serbisë, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq. Përmes këtyre fakteve, Bytyçi pretendon që ishte komandanti i Xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviq – ‘Guri’ ai që urdhëroi vrasjen e vëllezërve të tij.

“Kur ua kam dorëzuar këto dokumente ata u tronditën. U thash, ja ku i keni, le t’i ketë edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Po ashtu, ia kam dorëzuar edhe kryeministrit Vuçiq. Të gjithë ishin të shokuar me faktet se “Guri” kishte dhënë urdhrin për likuidimin e vëllezërve të mi”, thotë Bytyçi.

Ai pretendon se dëshmitarët e këtij rasti i kanë treguar se kush qëndron pas krimit. Ndërkaq, kërcënimet dhe frikësimet i shtyjnë këta dëshmitarë që të mos ndërmarrin hapin tutje, drejt drejtësisë.

“Dëshmitarët nuk thonë përmes telefonit se “Guri” po i kërcënon, sepse u përgjohen telefonat. Por, thonë se vazhdimisht kërcënohen se nëse flasin apo bëhen dëshmitarë do ta likuidojmë familjen në Serbi”, thekson tutje Bytyçi.

Sipas tij, organet e drejtësisë në Serbi, nuk kanë guxuar ta akuzojnë Goran Radosavleviqin i njohur si “Guri”. Andaj, pavarësisht premtimeve të Vuçiqit në Uashington për zgjidhjen e këtij rasti, diçka e tillë nuk ka ndodhur.

“Në Serbi nuk ka program për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe kjo paraqet problem të madh. “Guri” është çelësi për zgjidhjen e rastit Bytyçi, ngase ai ka urdhëruar vrasjen”, është shprehur ai.

Sidoqoftë, Fatos Bytyçi shprehet i vendosur që ta vazhdojë rastin deri në zbardhjen e plotë dhe vënien para drejtësisë të atyre që urdhëruar vrasjen. Ai thotë se nuk do të tërhiqet përderisa të jetë gjallë nga ky qëllim.

“Nëse unë vdes, biri im, vëllezërit e mi do të vazhdojnë të luftojnë për këtë synim”, ka thënë Fatos Bytyçi, transmeton rel.

Zbardhja e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi, me shtetësi amerikane, është ngritur lartë në politikën amerikane, e cila i ka kumtuar edhe qeverisë së Serbisë se ky rast reflekton drejtpërdrejtë në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje