Byroja përplaset me Qeverinë (Video)

E publikuar: 08/09/2015 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendosja e targave “PROBA” dhe pagesa shtesë për vendosjen e tyre për të gjithë ata që me targa RKS tentojnë të kalojnë kufirin Kosovë-Serbi ka bërë që Byroja Kosovare e Sigurimeve të ngrijë marrëveshjen për njohjen reciproke të policave të sigurimeve.

Kjo Byro ka bazuar vendimin në statutin e saj, konkretisht në nenin 9 paragrafi 12, të cilin vendim e posedon Tribuna Channel.

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë së Kosovës për Sigurime, Rrahim Pacolli ka arsyetuar këtë vendim me faktin se kjo marrëveshje është shkelur nga pala serbe.

“Duke u bazuar në rrethanat e krijuara në pikat kufitare, veçanërisht pas situatave të krijuara nga masat burokratike dhe të panevojshme nga ana e palës serbe, ku janë detyruar shtetasit e Kosovës që t’i heqin targat e automjeteve me inicialet RKS dhe janë detyruar që t’i vendosin targat provuese duke paguar taksa shtesë. Byroja Kosovare e Sigurimeve duke e vlerësuar dhe gjykuar situatën e krijuar edhe përkundër vullnetit të mirë për zbatimin e marrëveshjes së krijuar, është detyruar që ta ngrijë marrëveshjen për kohë të pacaktuar, me qëllim të mbrojtjes së interesave dhe të dinjitetit të qytetarëve dhe policë mbajtësve të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin Pacollit.