Bylbyl Sokoli: Përfaqësuesja kafshatë e madhe për Albert Bunjakin (VIDEO)

E publikuar: 14/11/2016 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri dhe njohësi i futbollit Bylbyl Sokoli të dielën në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës është e madhe për bagazhin që ka selektori Abert Bunjaki dhe se në këtë moment ai duhet ndihmuar.

Ish mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, tash futbollist i Prishtinës Debatik Curri ka thënë se Kosova nuk ka komandant në fushë, kurse kritikoi se nuk ka aspak komunikim mes futbollistëve kosovar gjatë ndeshjeve.

Aktori i ‘O Sa Mirë’ Jeton Zogiani tha se duhet të ftohen futbollist nga superliga dhe nuk duhet vrarë motivi i tyre.

I vetmi që kërkoi kohë për Albert Bunjakin, ishte drejtori i ‘Kujtesa Sport’ Arbër Loxha.

Kronikë nga Emanuell Syla.