Viktor Buzhala, i cili sapo ka njoftuar largimin e tij nga partia “Guxo”, ka treguar arsyet e krisjes së raporteve me kryetarin e këtij subjekti, Faton Peci.
Ai ishte i prerë kur u pyet se pse në letrën e tij të largimit nuk kishte një falënderim për kreun e partisë.
Buzhala hodhi kritika të forta ndaj angazhimit të Pecit, duke e akuzuar atë për mospërkrahje gjatë proceseve zgjedhore dhe pas tyre.
“S’kam pa arsye me falëndru se nuk është angazhu aspak të më ndihmojë në zgjedhje, as pas zgjedhjeve nuk ka qenë aktiv e ka luajtur rolin më shumë të indiferencës sesa të jetë afër meje”, tha ai gjatë paraqitjes së tij në “Pressing”.




















