Buzhala për “Kumanovën”: U organizua në Kosovë, u ndihmua nga Gruevski

E publikuar: 11/05/2015 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari kosovar dhe ish-deputet i PDK-së Berat Buzhala vlerëson se grupi i armatosur në Kumanovë është organizuar në Kosovë dhe se në Maqedoni ka vepruar me ndihmën e kryeministrit Nikola Gruevski.
Buzhala e bën këtë pretendim në një postim të tijin në Facebook.
Ja postimi i plotë:

Ballkani kurre nuk ka qene territor i duhur qe zhvillimet politiko – shoqerore me i analizu, duke e pasur arsyen si pikenisje. Territori ku ne jetojme eshte ne anen e kundert te arsyes.

Nuk deshiroj te thellohem me teper ne kete anlize, se sigurisht ka pasur dhe ka njerez me te ditur se sa une qe do te mund te benin kete pune me mire.

Ajo cfare deshiroj te them eshte se zhvillimet ne Kumanove, ne ditet e fundit, madje edhe per ne qe kemi lindur dhe jemi rritur ne Ballkan, jane krejtesisht irracionale.

Nuk ka dreq – natyrisht pos Burdushit – qe mundet me e shpjegu krejt cfare ndodhi, e edhe me tutje me u konsideru njeri normal.

Sigurisht se mos te ishte derdhur gjak, mos te kishin mbetur femije pa prinder e nana pa djem, kjo do te mund te cilesohej si avantura me komike e kryer ndonjehere. Por gjaku i derdhur, tronditja e mijera dhe miliona vetave, nuk na lejon qe kete ngjarje ta marrim me humor.

Por cfare ka ndodhur?

Qe paska qene aksion i organizuar ne Kosove kjo tashme po dihet. E gjithashtu edhe qe ka qene e koordinuar me Qeverine e Maqedonise, me banditin Gruevski, edhe kjo po thuajse tash eshte e sigurte.

Krejt cfare ka mbetur eshte qe te qartesohet edhe pak me shume se cili politikan shqiptar atje, u kordinua me cilin politikan shqiptar ketu, qe te beheshin pjese te kesaj loje te pergjakshme.

Dhe kjo lidhje, po kthehem edhe njehere ne fillim, nuk mund te behet duke e perdorur arsyen.

Qysh mundesh me e perdor arsyen kur nje grusht njerezish, more qofshin ata edhe te profilit te Chuck Norris’it, paskan dashur ta marrin nen kontroll Kumanoven. Qe po e zejme qe e moren, e pastaj?

Nuk e di!

Kushdo qe e ka orkestruar kete film, jo vetem qe eshte i pashpirte, por do te dal ne fund edhe diletant.


Kjo eshte mizore. Eshte krejtesisht e pajustifikueshme moralisht, kombtarisht, apo qyshdo tjeter.