Gazetari dhe ish deputeti Berat Buzhala duke komentuar ngjarjet e mbrëmshme ka thënë se mbrëmë u dha mesazhi se qytetarët janë të pabarabartë me deputetët. Ai thotë se ajo çka ndodhi në Kuvend ishte në të mirë të një çështje më të madhe, ndërsa vepra penale edhe më të mëdha do të shohim në vazhdim
Ja çfarë shkruan ai në Facebook:
Mesazhi i mbrëmshëm ishte ky: qytetaret jane te pabarabarte, me deputetet, para drejtesise. E pranoj qe kjo pune eshte thike me dy teha, por vepra penale mbetet veper penale. Kauzat jane shume relative. Ligji nuk do te duhej me u laku per shkak te interpretimeve, se gjoja krimi ne Kuvend eshte kryer ne te mire te nje ceshtje me te madhe. Gjalle do te jemi e do te shohim edhe vepra te tjera me te medha penale. Ahengu vetem sa ka filluar. Briret vetem sa jane mprehur. Medalja i ka dy faqe. Dikush tha qe arrestimi i Kurtit ishte politik. Kurse une mendoj qe lirimi i tij eshte politik.
Mos harroni: sot askush nuk ka frike te dali kunder kesaj qeverie, te lodhte dhe te inkriminume. Sot, shumica prej jush keni frike me dal kunder Kurtit, veprave te tij. Keni frike me dal kunder huliganeve, nje grushti syresh, qe nuk po zgjedhin mjete me marre pushtetin, qofte edhe duke e rrenuar shtetin.