Buxhovi: Qëllimi i moskompromisit midis Qeverisë dhe Opozitës, zvarritja e Gjykatës së Hagës

26.11.2015 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Buxhovi: Qëllimi i moskompromisit midis Qeverisë dhe Opozitës, zvarritja e Gjykatës së Hagës

“Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të Shqiptarisë”!

Historiani Jusuf Buxhovi, ka vlerësuar se klasa politike, e cila mban barrën kryesore për gjendjen e rëndë sipas tij, ka përgjegjësi që vendit t’i hapë një perspektivë dhe jo ta çojë kah një krizë edhe më e thellë me të cilën do të rrezikohej shteti i Kosovës.

Ai në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, ka theksuar se Qeveria dhe Opozita nuk po vijnë në një ujdi, për të vetmin qëllim- shtyrjen e Gjykatës së Hagës.

“Për fat të keq, sjellja e dhunshme e opozitës në parlament si dhe mungesa e gatishmërisë së pozitës (qeverisë) për kompromise, lënë për të kuptuar se kemi të bëjë me një skenar të përbashkët kundër shtetit të Kosovës, ku nuk përjashtohet qëllimi kryesor: zvarritja e punës së Gjykatës së Hagës, në fokusin e të cilës tashmë gjenden shumë nga qeveritarët dhe politikanët e lartë nga pozita dhe opozita”, ka thënë ai për Gazetën Blic.
Buxhovi më pas, ka folur edhe për protestën e thirrur nga Opozita, e cila pritet të mbahet më 28 Nëntor, me ç’rast ka vlerësuar se në data të tilla historike, protesta mund të organizohen vetëm në ato shtete, të cilat kanë probleme të jashtme, por jo në Kosovë në këtë rast.

Poashtu, ai ka shprehur mendimin edhe rreth asaj, se si do t’i trajtojë historia politikbërësit e Kosovës në të ardhmen, ku ka thënë se veprimet e disave do të shkojnë deri në përmasa tradhëtie.

Gazeta Blic: Partitë politike nuk po dakordohen akoma për një zgjidhje. Si e shihni ju këtë situatë në të cilën ndodhemi?

Jusuf Buxhovi: Ajo që po ngjet prej kohësh në Parlamentin e Kosovës si dhe përgjigjja legjitime që duhet t’u jepet çështjeve të ngritura (asociacioni i komunave serbe dhe demarkacioni me Malin e Zi), tregon se klasa e papërgjegjshme politike e Kosovës pa përjashtim, e cila për shumë vite e ka shkatërruar shtetin në pikat më vitale (ekonomi, arsim, shëndetësi dhe veçmas sistemin e rendit dhe të ligjit), po mundohet që me bllokadën e parlamentit të krijojë aso gjendjesh me të cilat mund t’i iket përgjegjësisë për gjendjen e krijuar. Për fat të keq, sjellja e dhunshme e opozitës në parlament si dhe mungesa e gatishmërisë së pozitës (qeverisë) për kompromise, lënë për të kuptuar se kemi të bëjë me një skenar të përbashkët kundër shtetit të Kosovës, ku nuk përjashtohet qëllimi kryesor: zvarritja e punës së Gjykatës së Hagës, në fokusin e të cilës tashmë gjenden shumë nga qeveritarët dhe politikanët e lartë nga pozita dhe opozita.

– Caktimi i protestës më 28 Nëntor, krijon përshtypjen e instrumentalizimit të patriotizmit për qëllime të caktuara politike!

jusuf_buxhovi

Gazeta Blic: Opozita ka paralajmëruar protesta për Ditën e Flamurit. Ju si historian, si e vlerësoni këtë? A ia zbehin vlerën kësaj feste, apo të kundërtën?

Jusuf Buxhovi: Të popujt e qytetëruar dhe me traditë shtetformuese, shënimi i ditëve të veçanta (ajo e flamurit ose e pavarësisë) kanë karakter manifestues dhe mobilizues, por nuk përjashtohen edhe protestat, të cilat lidhen me ngjarje të veçanta, siç janë ato që kanë të bëjnë me rrezikimet nga jashtë, të cilave u duhet mobilizimi kombëtar. Meqë shoqëritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, me shtetin shqiptar të pranuar në NATO, ndërsa Kosova si shtet i krijuar nga perëndimorët, nuk janë të rrezikuar nga jashtë, atëherë del se ato kanë probleme të brendshme, që kanë të bëjë me keqqeverisjen, që për shkaktar ka politikën dhe sjelljen e saj të papërgjegjshme kundruall zhvillimeve shoqërore dhe politike. Shikuar nga ky diskurs, janë të paqëndrueshme sloganet “për rrezikimin e vendit” (me këtë rast përmendet asociacioni i komunave serbe si dhe demarkacioni i kufirit me Malin e ZI), që ndonëse paraqesin shqetësim të drejtë për të ardhmen e vendit, ato nuk janë probleme të jashtme, por të brendshme, që i ka krijuar pikërisht kjo klasë politike, e cila nga viti 1999 e tutje, nuk ka pasur për qëllim shtetin dhe forcimin e tij, por marrjen e pushtetit si mjet për ta shfrytëzuar shtetin për nevoja të veta. Pra, kjo klasë politike, si e shantazuar nga korrupsioni dhe keqqeverisja, ka pranuar gjithfarë kompromisesh, ndër të cilat ishte edhe Pakoja e Ahtisarit, që ndonëse ishte si parakusht për shpalljen e pavarësisë, do të duhej të lirohej nga kurthet e shumta me të cilat sot po përballohemi dhe do të përballohemi edhe më tutje.

Andaj, caktimi i protestës në një ditë aq të rëndësishme siç është ajo e pavarësisë kombëtare si dhe sloganet që dëgjohen “ta mbrojmë shtetin” e të ngjashme, krijojnë përshtypjen e instrumentalizimit të patriotizmit për qëllime të caktuara politike, mbi të cilat me të drejtë mund të polarizohet shoqëria jonë , e cila ka përvojë të keqe me “patriotët”, dhe “çlirimtarët”, shumë prej të cilëve janë kthyer në dhunues mizorë të lirisë dhe të demokracisë si dhe të vlerave të tjera të gjithëmbarshme shoqërore dhe njerëzore madje. Ky dyshim bëhet edhe më i pashëm nga fakti se një pjesë e mirë e politikanëve tanë (parlamentarë nga radhët e pozitës dhe të opozitës), shtetin e Kosovës nuk e shohin si suksesin më të madh të shqiptarizmit, por një fazë kalimtare kah bashkimi folklorik kombëtar, qoftë duke u sakrifikuar ai, gjë që atë e kthen në një monetë kusuritjeje sipas planeve hegjemoniste serbe për ndarjen e tij në përputhje me interesat e njohura të tyre.

Ky karrem sot bëhet edhe më i rrezikshëm, nëse kihet parasysh kthimi i Rusisë në skenën politike botërore dhe përpjekja që të luhen kartat e vjetra nga Kriza e Lindore e këndej, me anën e të cilave shqiptarët përherë kanë qenë pre e tyre. Ndërkohë që shteti i Kosovës u shfaq si projekt euro-perëndimor kundër këtyre koniunkturave. Do të ishte mirë, që demonstrimi i së shtunës në Prishtinë, dhe të ngjashëm në Tiranë madje, me një ikonografi të përbashkët të flamujve kombëtarë dhe të atyre të shtetit të Kosovës, të shfrytëzohen për shtetin e Kosovës dhe stabilitetin e tij. Meqë shteti i Kosovës, jo vetëm që plotëson kuadrin më të rëndësishëm të mozaikut të shtetndërtimit shqiptar në përputhje me konceptin e Rilindjes Kombëtare, por edhe forcon përkatësinë tonë perëndimore për të cilën u sakrifikuan gjenerata të tëra deri te derdhja e gjakut.

-Disa veprime të qeveritarëve, nuk do të marrin as notë kaluese në histori!

Gazeta Blic: Çfarë vendi do të zënë këto veprime të Qeverisë dhe Opozitës, si dhe këta politikëbërës në të ardhmen, në historinë e shqiptarëve?

Jusuf Buxhovi: Edhe pse është ende herët të thuhet se çfarë vendi do të kenë qeveritarët e tanishëm në historinë tonë, megjithatë veprimet e pjesë më të madhe të tyre nga koha e vendosjes së protektoratit ndërkombëtar dhe veçmas shpallja e pavarësisë në vitin 2008, jo vetëm që nuk do të marrin notë kaluese, por ato do të shkojnë deri te përmasat e tradhëtisë. /Gazeta Blic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik