Buxhovi bën thirrje që të gjithë të bashkohen “kundër shtetit të Kosovës”

E publikuar: 25/09/2015 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Historiani Jusuf Buxhovi konsideron se në Kosovë aktualisht ka revolucionarë të të gjitha ngjyrave, si: politikanë-kriminelë, deputetë të pamoralshëm, qeveritarë mafioz, gjyqtarë të korruptuar, etj.

Buxhovi, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ka edhe studentë të manipuluar nga partitë politike, por që ardhmërinë e kanë të garantuar, jo tjetër, veç si refugjatë, transmeton Indeksonline.

“Revolucionarë të të gjtha ngjyrave (politikanë-kriminelë, deputetë të pamoralshëm, qeveritarë mafiozë, gjyqtarë të korruptuar, tregëtarë flamujsh, tuxharë të patriotizmit primitiv, klerikë-militantë, paramilitarë me pedigrenë e “veteranëve të luftës”, “akademikë” me diploma të blera në pazarin universitar, “intelektualë” servilë e vasalë, kalemxhinjë sahanlëpirës,studentë të manipuluar nga partitë politike me ardhmërinë “e garantuar” të refugjatëve) bashkohuni në luftë kundër shtetit të Kosovës, lirisë dhe demokracisë së saj! O sot, o kurrë!”, ka shkruar Buxhovi.