
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së FSK-së Shkëlzen Syla ka raportuar pranë Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.
Me këtë rast, Syla ka thënë se buxheti i përgjithshëm i FSK-së për vitin 2016 do të jetë 49 milionë euro.
Sipas tij, nëse miratohen projektligjet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, atëherë duhet që urgjentisht të ndahen mjete shtesë të paktën për nevoja elelementare e që do të arrin shumën e 54 milionë eurove.
Nga ana e tij, deputeti i LDK-së Anton Quni ka thënë se Raporti i Progresit i ka qortuar anëtarët e komisionit se janë sjellur subjektivisht në raport me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe sipas tij kjo qajse do të ndryshojë pasi vjen kjo vërejtje nga Evropa.
Në këtë komisionin pritet të raportojnë edhe zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Klan Kosova.