Buxheti i vitit të ardhshëm diskutohet nga deputetët të enjten

E publikuar: 14/11/2023 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për Buxhetin e vitit 2024. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën.

Po ashtu, për diskutim dhe votim do të jetë Ligji për Ndarjet Buxhetore për vitin 2024, sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është rekomanduar votimi i Ligjit për buxhetin.

Seanca fillon nga ora 10:00.