Burri Nuk i Beson Votës së Gruas, ia Kontrollon Votën

E publikuar: 04/12/2016 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(Ilustrim)
Në një rast në qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në Llapushnik, një burrë e ka kontrolluar gruan e tij në kabinën e votimit, teksa ajo po rrumbullakësonte kandidatin të cilin donte ta votonte.

“Unë nuk i besoj pa e pa me sytë e mi”, tha burri pasi iu tërhoq vërejtja nga një anëtar i komisionit të vendvotimit se kontrollimi i votës së tjetërkujt nuk lejohet.

Megjithatë, burri vazhdoi me të veten, ndërsa komisioni e pranoi votën e gruas.

Madje ai nuk u regjistrua nga komisioni as si asistues në votim./kallxo.com//