Një burrë që së fundmi ishte shkurorëzuar për të shlyer gjithçka që e lidhte me të kaluarën, kishte vendosur ta shlyej edhe tatuazhin në formë unaze në gisht – duke i vënë mbi një hekur të nxehtë.
Videoja 14 sekondëshe e publikuar më poshtë shfaqin burrin që nuk heziton të durojë dhimbje të mëdha në dorë, vetëm dhe vetëm që ta shlyej tatuazhin në formë unaze në gisht, transmeton Telegrafi.
Por është interesant se si ky burrë nga Zelanda e Re as që shfaq shenja të dhimbjes apo pendimit për këtë veprim, madje ai shihet i buzëqeshur derisa miqtë po i derdhnin ujë të ftohtë në dorë për t’ia zvogëluar sado pak dhimbjen.
Ndryshe viteve të fundit është bërë trend global, që në vend të unazave të martesës çiftet të bëjnë tatuazhe në formë të unazës apo edhe të shkruajnë emrat e partnerëve. /Telegrafi/