Burri nga Gramshi me urdhër mbrojtjeje, arrestohet e shoqja që shkoi ta dhunonte

E publikuar: 17/11/2017 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Gramshit bëri arrestimin në flagrancë të 56-vjeçares Katina T., banuese në Gramsh, pasi ka shkelur Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, urdhërin e mbrojtjes në dobi të bashkëshortit të saj, I.T., 54 vjeç, banues në Gramsh, me të cilin është në proçes divorci.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga neni 321/2 i Kodit Penal.