U dashurova me një djalë kur isha 18 vjeçe. Pasi kaluam 4 vjet së bashku, vendosem t’i njoftonim familjet tona për këtë dhe pas 3 muajve u fejuam. Edhe si të fejuar i kaluam 3 vite. Pasi u martuam shkuam në muajin e mjaltit, në Liqenin e Pogradecit dhe atje ndodhi ajo që tash nuk do të dëshiroja të ndodhte…
Gjetëm një shtëpi private dhe të lodhur nga rruga, pasi hymë në dhomë, menjëherë na zuri gjumi. Të nesërmen dolëm në plazh, ashtu siç bëmë edhe ditëve të tjera. Në ditën e pestë burrin tim e thirri një shok i ngushtë i tij, i cili kishte qenë në shkollë me të dhe duhej të takohej patjetër me të në Tiranë, shkaku i një pune urgjente që kishin…
Im burrë me veturë u nis për në Tiranë, kurse unë edhe më tutje mbeta në plazh, për të shëtitur.
Ndërkohë, në plazh shëtiste edhe një djalosh, rreth të tridhjetave. Pas një kohe u shtri afër meje që të rrezitej. Kishte trup muskulor dhe kjo bëri që t’i afrohesha edhe më afër, aq sa edhe ai e kuptoi se kisha dëshirë të isha me të…
Pasi ndezëm nga një cigare, pash se shikimin nuk e hiqte dot nga sytë e mi. Kjo bëri që t’i jepja komplimente për trup të bukur që kishte…
Dhe, pa një e pa dy më është afruar edhe më afër, më puthi në qafë, pastaj në buzë dhe përfunduam pas shkurreve që ndodheshin pak më larg plazhit…/Kosovarja/