Një person në Britani po e jeton atë që shumë persona e kanë ëndërr – ai është në lidhje me dy femra.
Adam, 34 vjeç është në lidhje me 2 vajza, Brooke Shedd, 26 vjeçe dhe Jane Shalakhova 25 vjeç tash e sa kohë.
Ata kanë kaq shumë besim në lidhjen e tyre, sa që kanë vendosur që të kenë një fëmijë bashkë.
Brooke është ajo që e solli në jetë djalin e tyre, Dante, shkruajnë mediat britanike, transmeton Koha.net.
“Jemi si çdo familje tjetër, vetëm se tek ne do të ketë një baba e dy nëna”, deklaroi Adam.
“Ka shumë arsye pse e preferoj këtë gjë. Pse të mos kem dy dashnore?”, shtoi ai.
“Kur jemi në shtrat gjithmonë dua të jem mes dy të dashurave të mia. Është ëndrra e çdo mashkulli”, theksoi ai.
Jane, që është fotografe, është bashkuar në këtë lidhje 2 vjet më parë, një vit pasi Brooke e Adam u lidhën.
“Kur nuk kam qenë në një lidhje të tillë më parë, por me Brooke e Adam ndihem shumë natyrale”, deklaroi ajo.
Ata planifikojnë që të vazhdojnë lidhjen e tyre edhe për një kohë të gjatë.