Një gjerman ka kërkuar ndihmën e policisë pasi një grua që kishte njohur në një bar kërkonte sërish marrëdhënie seksuale, pas një nate të gjatë së bashku dhe mesa duket shumë të lodhshme për burrin.
Në një komunikatë për mediat, policia e Mynihut ka bërë të ditur se 43-vjeçari ishte fshehur në ballkonin e shtëpisë së gruas nimfomane, të cilën e kishte njohur duke pirë në një bar të qytetit gjerman.
Duket se çifti është pëlqyer menjëherë dhe kanë vendosur të shkojnë në shtëpi për të pasur më shumë intimitet, por gjërat kanë dalë jashtë kontrollit.
Policia njofton se burri ka tentuar të largohet nga shtëpia, por gruaja e ka mbyllur derën me çelës. Duke parë këtë situatë, mashkulli është fshehur në ballkon nga ku ka lajmëruar policinë. /tetovasot/