Burri i deputetes Vjosa Osmani-Sadriu, Prindon Sadriu, i cili është edhe zyrtar i lartë i MPJ-së është shfaqur publikisht përkrahës i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), një organizatë kjo që vepron ilegalisht, e cila në listën e Departamentit Amerikan të shtetit figuron si organizatë terroriste
Javën e kaluar, kjo organizatë kishte shpërndarë edhe një shkresë publike për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, të cilin e kishte urdhëruar që ta tërheq marrëveshjen e fundit nga dialogu me Serbinë. Ajo madje edhe kishte kërcënuar se janë të gatshëm si AKSH që të ndërhyjnë në çdo moment, nëse nuk tërhiqet nënshkrimi prej marrëveshjes.
Ndryshe, Prindon Sadriu, është drejtor i departamentit për marrëdhënie dypalëshe në Ministrinë e Punës të Jashtme, e cila sikurse shumica e ministrive të jashtme në botë, kufizon komentet private të zyrtarëve të saj, të cilat mund të interferojnë në punën zyrtare që ata bëjnë në MPJ.
Sadriu njihet për qëndrime politike në rrjetin e tij social, të cilat shpeshherë bien ndesh edhe me politikat e përgjithshme qeveritare.