Burri e tradhton gruan, dhe i kërkon diçka shokuese (Foto)

E publikuar: 08/07/2016 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tradhtia ndaj gruas është diçka që nuk pranohet lehtë, ndaj jo më kot personi i tradhtuar mërzitet dhe mllefoset për diçka të tillë.

Por kjo gjë duket se nuk është shumë e qartë për Lonnie Turner, një i ri amerikan nga Texas, i martuar, por që prej disa kohësh është përfshirë në një lidhje jashtëmartesore me dikë tjetër.

Gruaja e tij, natyrisht në momentin që mësoi për tradhtinë, nuk e kapërceu dot si situatë. Nga ana e tij Lonnie, duket se nuk e kupton ose nuk do ta kuptojë sjelljen e së shoqes, madje pretendon një situatë paqësore, ku si gruaja dhe e dashura të shkojnë mirë me njera tjetrën, shkruan noa.al.

Dhe për të bërë publik vullnetin e tij, ai ka bërë një postim në Facebook, ku shpreh ndjenjat dhe synimet e tij.

“Duhet të shkojnë dakord. Unë punoj shumë dhe mendoj se duhet të kënaq dëshirën e zemrës sime. Nëse ke një tortë, pse të mos e hash? Unë dua më shumë ëmbëlsira”, shkroi Turner.

Postimi i tij u shpërnda me mijëra herë, duke marrë komente të shumta, por edhe fyerje.

TË FUNDIT