Burrat që kanë këtë formë të organit gjenital rrezikohen nga ky lloj kanceri

E publikuar: 10/11/2017 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas një studimi të fundit burrat që kanë organ gjenital të lakuar janë më të rrezikuar nga disa lloje kanceri.Shkencëtarët kanë zbuluar se këta persona janë 40% më të rrezikuar nga kanceri i testikujve, 29% nga melanoma dhe 40% nga kanceri i stomakut.

Hulumtuesit shkencorë nga Teksasi sugjerojnë se një gjen që mund të shkaktojë lakim të organit gjenital mashkullor mund të lidhet gjithashtu me zhvillimin e tumoreve. Gjendja, e njohur si sëmundja “Peyronie” (apo peironi, siç e lexojmë në shqip) thuhet se prek mbi 7% të burrave.

Gjetjet janë prezantuar tek Shoqata Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese, pas një analize që iu bënë të dhënave të më shumë se 1.5 milionë njerëzve nga Kolegji Baylor në Hjuston.

Ekipi pas këtij studimi thonë se meshkujt që vuajnë nga sëmundja “Peyronie” duhet të kontrollohen për kancer që të kapin në kohë çdo zhvillim të mundshëm. “Peyronie” është një patologji që ka të bëjë me dëmtimin ose mikrotraumat që ndodhin në penis. Shtrembërimi mund të jetë i vogël ose i madh. Zakonisht ndjen dhimbje gjatë momentit të ereksionit.