Nëpër qilimin e kuq nuk ecën, por në edicionin e sivjetmë të festivalit të Kanës, u gjendën edhe 11 kosovarë.
Veçse gjysma e këtij delegacioni të financuar nga shteti, nuk ishin filmbërës e as aktorë.
Bëhet fjalë për zyrtarë administrativë të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve vartëse të saj, praninë e të cilëve e arsyeton shefi i këtij dikasteri, njofton Klan Kosova.
Në këtë grup bënte pjesë edhe zyrtarja e financave në Baletin Kombëtar të Kosovës, Lindita Morina – Shala, e cila është bashkëshortja e ministrit. Por ky nuk dha një përgjigje pse duhej të ishte edhe ajo në Kanë. Veçse e arsyetoi numrin e madh të të dërguarve.




























