Burnley 0-1 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve (Foto)

E publikuar: 26/11/2017 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Burnley me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Arsene Wengerit ka vazhduar me fitore në kampionatin anglez, fitore kjo që e ngjit në pozitën e katërt në tabelë.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga penalltia në minutat shtesë, me golashënues kilianin Alexis Sanchez.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për mesfushorin belg, Steven Defour, i cili u notua me 6.1.

Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje solide dhe u notua me 6.6. /Telegrafi/  

Burnley:

Te Burnley dështuan edhe Cork e Lowton

Arsenal:

Paraqitje të mirë patën edhe Sanchez e Koscielny