Dosja “Pronto” këtë javë sjell raportin special, pas miratimit të Gjykatës Speciale, të John K. Doe, për DCI Angleton.
I nderuari DCI Angleton,
Pas një periudhe të gjatë tensioni e pritjeje, më në fund, siç edhe kemi shpresuar, Kuvendi i Kosovës miratoi themelimin e Tribunalit Special. Nuk ka qenë e lehtë që të binden krerët kosovarë për këtë hap, posaçërisht ata, emrat e të cilëve qarkullojnë në dokumente të ndryshme, përfshirë edhe tonat, si të akuzuar të mundshëm nga Tribunali.
Sigurisht, ka qenë insistimi i kolegëve nga State Departamenti ai që ka ndihmuar shumë në arritjen e synimit tonë, por më duhet t’jua pranoj se na është dashur të përdredhim disa duar, të përgjakim disa hundë, e të shkelim disa këmbë, për t’i bindur ca nga deputetët e pavendosur se nga duhet të shkojë vota e tyre.
Në fund, e morëm vesh që problem nuk kishte qenë vota e deputetëve, por frika e liderëve. (Dosjen satirike “Pronto”, mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)