Në burgun Penas Ciudad Barrios, nuk mund të futet askush madje as vetë gardianët e burgut. Në këtë burg vuajnë dënimin persona të cilët janë përdorues të drogës vrasës dhe tregtarë të armëve – anëtarë të bandës Mara Salvatrucha (MS-13), një bandë aq e frikshme në El Salvador saqë ata janë lënë ta udhëheqin vetë burgun e tyre.
Banda e Mara Salvatrucha kontrollon grupin e tyre që përbëhet nga 2500 të burgosur e në të cilin ka edhe një furrë buke, një spital dhe një qendër rehabilitimi, ndërsa rojet e burgut dhe ushtria e El Salvadorit mbeten në pjesën e jashtme të burgut duke siguruar vetëm që të burgosurit të ,qëndrojnë pas hekurave.
Burgu Penas Ciudad Barrios është i sigurisë së lartë i vendosur në kryeqytetin San Salvador cili ekskluzivisht strehon anëtarët e bandës Mara Salvatrucha.
Dhuna mes bandave të rrugës në El Salvador është përshkallëzuar dhe muajin e kaluar, ky shtet pa numrin më të madh të vrasjeve që nga lufta e përgjakshme civile 12 vjeçare e cila përfundoi në vitin 1992.
Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore tha se ka pasur 911 vrasje në gusht, prej te cilave 52 kanë ndodhur vetëm më 23 gusht, duke e bërë atë muajin më vdekjeprurës në gati një çerek shekulli.
Nga janari deri në gusht, El Salvador ka regjistruar 4246 vrasje, një mesatare prej 17.5 sosh në ditë. El Salvador është një nga vendet më të dhunshme në botë.
Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, norma e vrasjeve në këtë vend për 100 mijë banorë në vitin 2012 ishte 41.2 të vrarë.
Sipas të dhënave të fundit, El Salvador ka tejkaluar këtë vit edhe Hondurasin, shtet ky i cili në vitin 2012 kishte një normë prej 90.4 vrasje për 100,000 banorë e që ishte norma më e lartë në të gjithë botën. /albeu.com/