Burg përjetë turkut që vrau dy fëmijë kosovarë: Urrej shqiptarët

E publikuar: 18/10/2015 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Hanoverit në Gjermani dënoi turkun Ibrahim B. me burgim të përjetshëm, pasi kishte vrarë dy fëmijë romë me prejardhje nga Kosova.

Autori i vrasje së 8-vjeçares Jenisa M., e cila në vitin 2007 u ekzekutua dhe kufoma e saj u zhduk për shtatë vite pa asnjë gjurmë po ashtu edhe Danos, mori dënimin e merituar. 44-vjeçari turk u dënua edhe për vrasjen e 5-vjeçarit Dano, transmeton Shekulli.

Gjykata provoi se Ibrahimi në vitin 2007 rrëmbeu mbesën e ish-të dashurës së tij, e vrau në Wunstorf dhe më pas e fshehu.

44-vjeçari Ibrahim u dënua me burg të përjetshëm nga gjyqi i Hanoverit, shkruan “Bild”.

Vrasësi është ndier gjithmonë i fyer nga familja rome me prejardhje nga Kosova, duke thënë se vrasjen e kishte bërë nga “urrejtja për shqiptarët”, raportojnë mediat.