Albert Bunjaku ka publikuar dhe listën e disa lojtarëve që janë të ftuar për miqësoret që do të luhen gjatë këtij muaji, kundër Frankfurtit dhe Werderit.
Në këtë listë është i ftuar dhe talenti që kushton 40 milionë euro, Donis Avdijaj.
Për herë të parë, gjithashtu janë ftuar edhe lojtarët si Erton Fejzullahu, Besar Halimi dhe Dren Feka.
Samir Ujkani (Palermo), Ilir Avdyli (Hajvalia), Julian Biblekaj (Eintracht Frankfurt), Loret Sadiku (Mersin), Avni Pepa (IBV Vestmannaeyjar), Ilir Berisha (Helsingborg), Kristian Nushi (St. Gallen), Fanol Përdedaj (Energie Cottbus), Anel Rashkaj (Sandnes), Milot Rashica (Kosova V.), Eroll Zejnullahu (Union Berlin), Ardian Gashi (Odd), Enis Alushi (St. Pauli), Bersant Celina (Manchester City), Shpëtim Hasani (Gornik Lczna) e Albert Bunjaku (St. Gallen), janë lojtarët tjerë që janë ftuar për këto dy miqësore.