Bulliqi: Kujdes me Liqenin e Gazivodës

E publikuar: 04/06/2015 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti, Shpejtim Bulliqi në emër të grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se deklaratat e qeverisë serbe se tema për Liqenin e Gazivodës është e padiskutueshme nuk është asgjë tjetër vetëm një pretendim i ri i këtij shteti ndaj vendit tonë.

Ai ka thënë që grupi i bisedimeve në Bruksel të ketë kujdes dhe të angazhojnë ekspertë të kësaj fushe në mënyrë që të mos rrezikohet ky resurs natyror i Kosovës.