Bulliqi e Isufi i reagojnë presidentit malazez për demarkacionin

E publikuar: 02/04/2017 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq sot ka deklaruar se vendi i tij e pret me durim ratifikimin e demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi dhe profesorit të gjeografisë, Florim Isufi, të cilët kanë kërkuar që Vujanoviq të tregojë të vërtetën se përse po rritet Mali i Zi.

“Nga miku i Kosovës presidenti Vujanoviç kemi pritur që për hir të raporteve konstruktive me Kosovën, ai të kërkojë nga BE-ja që për Malin e Zi nuk paraqet problem ratifikimi i kësaj marrëveshje të kontestuar, ndërsa me pastaj ai të kërkojë nga qeveria e tij të prononcohen rreth rritjes së sipërfaqes së Malit të Zi, të cilën gjë ne veç e kemi publikuar javë më parë, së paku le të na demantojnë, nëse munden. SH. B. & F. I.”, kanë shkruar ata.

Ndryshe, Vujanoviq ishte shprehur se është e rëndësishme për qytetarët kosovarë të kalojë kjo marrëveshje për shkak kushtit për liberalizim të vizave.