Bullgaria vlerëson rolin konstruktiv të Kosovës për fqinjësi të mirë

02.02.2016 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bullgaria vlerëson rolin konstruktiv të Kosovës për fqinjësi të mirë

Sofje, 2 shkurt – Ministrja Edita Tahiri është pritur në takim nga ministri i Jashtëm Daniel Mitov, me të cilin ka biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, për integrimet euroatlantike të Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal.

Në këtë takim, Ministrja Edita Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Bullgarisë dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të tyre në të gjitha fushat me theks në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës. Ajo falënderoi ministrin Mitov për përkrahjen e vazhdueshme që Bullgaria po e jep për Kosovën përmes bashkëpunimit bilateral dhe rajonal, dhe theksoi se njohja e menjëhershme e pavarësisë së Kosovës nga Bullgaria është një vlerë historike për marrëdhëniet mes dy vendeve e popujve. Po ashtu u vlerësua lartë edhe mbështetja e dhënë në kuadër të integrimeve euroatlantike të Kosovës, transmeton Koha.net.

Ministrja Tahiri theksoi se Kosova dhe Bullgaria kanë vizionin e përbashkët euroatlantik dhe po ashtu e njoftoi atë me progresin e arritur në Kosovë dhe reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për shtetndërtim demokratik, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe integrimet me theks ato që kanë të bëjnë më avancimin e agjendës evropiane të Kosovës. Tahiri nënvizoi se nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe BE-së ka vendosur Kosovën në rrugën zyrtare të anëtarësimit në BE si dhe kërkoi që Bullgaria ta mbështesë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, për të cilin ministrja Tahiri shtoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet.

Më pas, Ministrja Edita Tahiri nënvizoi nevojën e fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe këmbimin e përvojave në fushën e sundimit të ligjit dhe integrimeve euro-atlantike.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm Mitov tha se shteti bullgar e ndjekë me interesim të veçantë progresin në Kosovë, sidomos hapat e rëndësishëm të shënuar në kuadër të integrimit evropian. Ai tha se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përmbushjen e synimeve të saja për një shtet të suksesshëm të integruar në bashkësinë euroatlantike. Ministri Mitov theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të thellojë marrëdhëniet me shtetin e Kosovës si dhe vlerësoi angazhimet e Kosovës në fusha të rëndësishme si sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, duke thënë që edhe Bullgaria vazhdon t’i ketë këto prioritete dhe se janë të gatshëm për këmbimin e përvojave dhe mbështetjen e tyre në këto aspekte. Ai tha se Bullgaria e mbështetë plotësisht liberalizimin e vizave në mes të Kosovës dhe BE-së dhe po ashtu tha se e vlerësojnë lartë rolin konstruktiv të Kosovës për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal dhe në këtë kuadër edhe dialogun për fqinjësi të mirë mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja Edita Tahiri, gjatë qëndrimit në Sofje të Bullgarisë do të zhvillojë edhe takime tjera me zyrtarë të lartë të shtetit bullgar dhe merr pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare