Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka thënë se është i shqetësuar me krizën politike në Maqedoni dhe i ka bërë thirrje liderit opozitar të Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ka qëndruar të premten në Sofje, të hapë dialogun me qeverinë.
“Pa dashur të përzihemi në punë të brendshme (të Maqedonisë), jemi të shqetësuar për krizën politike në kufirin tonë”, ka thënë Borisov.
“Ne insistojmë që qeveria dhe opozita të nisin të flasin me njëra-tjetrën, siç kërkon edhe Evropa”, ka shtuar ai.
Kriza politike në Maqedoni zgjat për disa muaj. Opozita e qendrës së majtë akuzon kryeministrin Nikolla Gruevski për korrupsion dhe keqbërje të tjera.