Shqiptarë prej moshës 20 deri në 25 vjet, janë arrestuar mbrëmë në fshatin bullgar Kameniçka Skakavica afër kalimit kufitar Gjujeshevo në kufi me Maqedoninë.
Në telefonat e tyre mobilë janë zbuluar video-xhirime me koka të prera njerëzish dhe me lutjet që i përdorin xhihadistët si reklamë të shteti islamik, njoftojnë medie bullgare.
Shefi i policisë kufitare në Çustendil Vasil Mitov, përcjell koha.net, ka konfirmuar se janë arrestuar pesë të huaj por nuk ka dashur të japë më shumë detaje.
Shqiptarët kishin udhëtuar me automobil e dyshimet u shtuan pasi nisen t’iu jepnin ryshfet policëve kufitarë që i kishin ndaluar.
Pas ndalimit, atyre iu përcaktua paraburgimi prej 72 orësh.