Një ngjarje e pazakontë është filmuar me kamerë amatore, ku shfaqet një orangutan që mundohet t’ia ndalë punën buldozerit që po pastronte drunjtë e prerë në malin ku është rritur kjo kafshë.
Orangutani po shpresonte se me këtë veprim do t’ia arrij qëllimin për ta mbrojtur shtëpinë e tij ku edhe është rritur, ndërsa ngjarja është filmuar në Ketapang Regency në ishullin Borneo, transmeton Telegrafi.
Edhe pse dukej i vendosur në mbrojtjen e “pragut”, orangutani në një moment rrëzohet nga një pemë e prerë, megjithatë vazhdon të qëndroj para makinerisë së rëndë.
Por, jo gjithçka shkoi sipas “planit”, pasi punëtorët e strehuan në një zonë më të sigurt dhe më pas e kanë dërguar në një qendër rehabilitimi në Ketapang në pjesën perëndimore të ishullit. /Telegrafi/