Buja vizitë në disa fshatra: Mbështetja përtej çdo parashikimi

E publikuar: 04/10/2025 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se përkrahja që po e merrr nga fshatrat e Lipjanit është përtej çdo parashikimi.

“Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët e kësaj zone e dinë: premtimi im është zotim!”, ka shkruar Buja.

Përtej çdo parashikimi, sonte Magura, Qylaga, Blinaja, Leletiqi, Medveci, Vrella e Magurës dhe Mirena na mirëpritën me pjesëmarrje masive në tubimin tonë zgjedhor.

Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët e kësaj zone e dinë: premtimi im është zotim!

Uji i pijshëm, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia do të jenë më mirë për këto fshatra.

Fitorja është e jona!