Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja ka thënë se është e pakuptimtë vazhdimi i qeverisjes, nëse një koalicion qeveritar nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar një projektligj i cili është i ndërlidhur me liberalizimin e vizave.
Ai ka bërë të ditur në emisionin Fakt Plus se deklarata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për zgjedhjet është paralajmërim për kryeministrin Mustafa se në rast se nuk reflekton sidomos për sa i takon zhvillimin ekonomik, atëherë rrezikshmëria e votëbesimit të qeverisë është e arsyeshme.
Buja më tej ka thënë se në zgjedhje nuk është mirë të shkohet pa amendamentimin e ligjit zgjedhor, megjithatë sipas tij, nëse nuk ka një marrëveshje mes spektrit politik për këtë çështje, atëherë fundi i nëntorit mund ta gjejë vendin në zgjedhje.

















