Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja thotë se vizioni qeverisës i tij për qytetin do të ketë prioritet edukimin e fëmijëve.
Buja thotë se edukimi nuk mbaron vetëm në shkollë dhe se është paraparë që çdo fëmijë në Lipjan të mësojë edhe notin, transmeton KosovaPress.
Përmes një postimi të ndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook ai tha se do të ndërtohen pishina shkollore moderne jo vetëm në qytet, por edhe në Shalë, Magurë, Janjevë, Dobrajë të Madhe, Gadime dhe Sllovi.
“Ky nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.Së bashku po ndërtojmë një Lipjan më të shëndetshëm, më aktiv dhe më të drejtë për të gjithë”, shkruan Buja.
Postimi i plotë:
Edukimi i fëmijëve tanë nuk mbaron vetëm në bankat e shkollës.
Prandaj, në vizionin tonë kemi paraparë që çdo fëmijë në Lipjan të mësojë edhe notin.
Do të ndërtojmë pishina shkollore moderne, jo vetëm në qytet, por edhe në Shalë, Magurë, Janjevë, Dobrajë të Madhe, Gadime dhe Sllovi.
Ato do të jenë të standardizuara dhe të qasshme për të gjithë nxënësit, përmes transportit të organizuar nga komuna.
Ky nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Së bashku po ndërtojmë një Lipjan më të shëndetshëm, më aktiv dhe më të drejtë për të gjithë.


















